Një person ka mbetur i plagosur nga përplasja e frikshme e tre makinave pranë Rinasit pasditen e kësaj të hëne.

Policia me të mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesit e mjeteve.

 

 

Nuk dihen ende rrethanat e shkaqet e aksidentit.

“BalkanWeb” sjell foto nga vendi i ngjarjes, ku duket qartë se sa e fortë ka qenë përplasja, pasi makinat kanë përfunduar në copa.