Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim nën akuzën e trafikut të emigrantëve në drejtim të Malit të Zi.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasit A.U. , 32 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër si dhe A.C. , 28 vjeç, banues në Vaqarr Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim një 24 vjeçar nga Tirana.

Policia sqaron se arrestimi i shtetasit A.U. u bë pasi në rrugën Lezhë – Shkodër në vendin e quajtur Ura e Baçallekut u kap duke transportuar me mjetin tip Dacia 5 shtetas të sirian për në Malin e Zi.

Ndërkohë, edhe shtetasi tjetër u arrestua po në Shkodër, duke transportuar shtetas sirian në bashkëpunim me 24 vjeçarin G.G.

Policia sqaron se A.C. me mjetin tip Renault kishte 4 shtetas nga Siria, ndërsa në afërsi të Urës së Baçallekut u gjetën të braktisur edhe 6 shtetas të tjerë të tjerë të së njëjtës familje. Në këtë zonë ka zbritur dhe është arratisur edhe 24 vjeçari.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim.