Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura fatkeqësisht, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë jo e mirë dhe sipërfaqja totale është mbi 1415 Ha.

E ndarë sipas njësive paraqitet si më poshtë:

Deri në këto momente, janë mbi 390 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit : Fshati Mushan (kënetë+argjinaturë) 160 ha, fshati Shirq 140 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 30 ha, fshati Dajç (kënetë) 60 ha. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:

Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:

1. Foraxhere + jonxhe 95 Ha

2. E pakultivuar – 295 ha

Gjithashtu kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon si më poshtë :

Në Obot kalimi bëhet i mundur me makina të larta.

Mbi 900 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 350 ha, fshati Oblikë 350 ha, fshati Obot 200 ha.

Gjithashtu në njësinë ad. Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit . Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 65 Ha tokë nga të cilat 5 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Gjithashtu duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin.

Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.