Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola është gjobitur nga Federata Angleze e Futbollit me 20 mijë stërlina gjobë,

për shkak të fjongos së verdhë që ai mbajti gjatë ndeshjes së Kupës kundër Viganit.

Ky gjest kishte të bëntë me pavarësinë e Katalonjës dhe u vendos në shenjë solidariteti nga trajneri.

Federata angleze nuk lejon ekspozimin e simboleve me sfond politik dhe për këtë arsye vendosi të ndëshkojë trajnerin.