Foto-Lajm: Dy figura të shquara të historisë së Vllaznisë

Vllaznia 99 vjeçare gjatë historisë së saj ka nxjerrë nga gjiri i saj shumë emra të shquara.

Futbollistësh, trajnerësh por edhe presidentësh.

Sot u ndalem tek nje foto qe na ra rastesisht ne dore duke shfletuar arkivin e “Shkodra SPORT”.

Ne kete foto jane sebashku dy prej ketyre personazheve qe kane lene gjurme ne historine e Vllaznise.

I pari është një nga trajnerët më të njohur dhe më të suksesshëm të saj. Bëhet fjalë për Astrit Hafizin.

Ai i ka dhuruar titullin kampion kësaj skuadre në vitin 1992 si dhe Kupën e Republikës në vitin 1987.

I dyti është ish- presidenti i saj Myftar Çela. I ka dhuruar Vllaznisë titullin kampion në vitet 1998 dhe 2001.

Konsiderohet ende edhe sot si një më të suksesshmit në krye të këtij klubi. Fotoja në fjalë i përket dhjetorit të vitit 2001.

Presidenti Çela i bindi në atë kohë trajnerin Hafizi të rikthehej në Shkodër dhe të merrte përsipër drejtimin e Vllaznisë dhe për ta rikthyer sërish në nivele të larta.

Këtë herë nuk ia dolën sëbashku megjithatë të dy ata mbeten figura të shquara dhe për të cilin ka patur respekt jo vetëm Shkodra por e gjithë Shqipëria.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...