Ekipi i Salihit e ka fituar takimin e djeshëm në transfertë përballë FAC Wien me rezultatin 0-3.
Në këtë takim ka shënuar edhe bomberi shkodran, Hamdi Salihi.
Futbollisti 34-vjeçar ka arritur të shënojë golin e 3-të të ndeshjes, duke vulosur kështu edhe fatin e takimit.
Ky ishte goli i parë për Salihin në këtë vit, teksa Neustad e ka humbur takimin e parë në 23 shkurt ndaj Lustenaut me rezultatin 2-1.
Megjithatë në atë takim Salihi ka munguar për shkak kartonash dhe është rikthyer sot duke qenë protagonist në fushën e lojës.
Neustadi renditet në vendin e dytë, vetëm 4 pikë larg kreut që mbahet nga Wacker Insbruck. /vipsport/