Identifikohet shqiptari që vdiq në Itali: Babai i dy fëmijëve punonte në ndërtim

Eshtë identifikuar shqiptari që u gjet pa jete në një kanal, pranë lumit Vera në Aquila të Italisë. Ai është Edmond Preka, 36-vjeç, babai i dy fëmijëve. Preka ishte punëtor ndërtimi dhe së bashku me familjen jetonte prej vitesh në Itali.

Trupi u gjet gjatë natës në rajonin e Paganicas, në një kanal devijues të lumit Vera. E alarmuar që nuk ishte kthyer në shtëpi, kishte qenë bashkëshortja e tij e cila kishte denoncuar zhdukjen në polici.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në vdekjen e shqiptarit, ndërsa pritet që trupi i tij t’i nënshtrohet autopsisë.

Sipas mediave italiane, hetimet e autoriteteve janë përqendruar tek pista e një aksidenti rrugor. 36-vjeçari po kthehej në shtëpi në këmbë dhe mund të jetë goditur nga një automjet duke përfunduar në kanal. Megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë vdekur për shkaqe natyrale.

Preka punonte në ndërtim në zonën e Paganicas. Banorët e zonës e përshkruajtën atë si një person të ndershëm e punëtor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...