Është gjetur i pajetë trupi i një shqiptari në Itali. Sipas mediave italiane, trupi i pikasur në ujërat e një lumi në Aquila,

i përket një 36-vjeçari. Viktima mësohet se ishte zhdukur nga banesa prej ditës së hënë.

Ka qenë partnerja e tij ajo që kishte denoncuar zhdukjen e shqiptarit në polici.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai është identifikuar si Edmond Preka.

Policia italiane ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, por deri tani nuk ka të dhëna lidhur me shkakun.

Autoritetet thonë se do të presin të dhënat e autopsisë për të dalë me një deklaratë rreth shkakut të vdekjes.

Shqiptari jetonte në Paganica me gruan dhe dy fëmijë.

Për momentin po hetohet edhe pista e një aksidenti rrugor, pasi zakonisht ai kthehej në shtëpi në këmbë nga ajo rrugë.

Preka punonte në ndërtim në zonën e Paganica. Banorët e zonës e përshkruajtën atë si një person të ndershëm e punëtor. /Marrë nga abbruzoweb