Fati i hidhur i Allegri-t, historia e pakuptueshme e fituesit më të urryer të historisë së Juventus

Nuk do ta duan kurrë. Jo të gjithë të paktën. Dhe nuk ka rëndësi se askush nuk fiton si ai, se ka ditur të nxjerrë gjithmonë maksimumin nga organika që ka pasur në dispozicion, e cila është ndryshuar rrënjësisht në tre vitet e fundit dhe kjo nuk do të thotë se është përforcuar.

Ky është fati i Max Allegri-t, një trajner që do të kritikohet gjithmonë nga një pjesë e madhe e popullit juventin. Një trajner “që nuk e bën të luaj mirë” Juven e tij. Edhe pse fiton. Edhe pse arrin gjithmonë në fund në çdo kompeticion. Gjithmonë.

Megjithatë, shifrat e Juventus janë mbresëlënëse: tre kampionate radhazi, tri Kupa të Italisë të njëpasnjëshme, dy finale të Champions League. Një numër marramendës fitoresh në Itali:

84 në tre sezone kundër 17 barazime dhe 13 humbjeve, me një mesatare prej pothuajse 90 pikësh në sezon. Gjithçka pasi ka marrë një ekip që kishte humbur një lider shumë të dashur

si Antonio Conte, pas largimit të të cilit të gjithë e dhanë për të vdekur “Zonjën”. Por gjërat shkuan ndryshe.

Si mund të mendohet se luan keq? A është e vërtetë se Juventus luan keq? Allegri nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një trajner si Sarri. Nuk është një maniak si ai dhe nuk kërkon

cilësinë siç bën ai. Por nuk ka asnjë dyshim se është trajneri më i zhdërvjellët që mund të prodhojë Seri A dhe, ndoshta, më i zhdërvjellëti i Europës. Për t’u kuptuar: Guardiola, më i

mirë nga të gjithë, është trajneri më i evoluar i botës së futbollit, por luan me një modul dhe nuk ndryshon. Conte luan “alla Conte”, Mourinho “alla Mourinho”. Marka e tyre është e qartë dhe, me ndonjë ndryshim të vogël, përsëritet në çdo ndeshje.

Ndërsa Allegri është një kameleon dhe, në disa zgjedhje të caktuara, mund të konsiderohet një gjeni. Mjafton të mendohet për pozicionin që ka shpikur për Mario Mandzukic, falë të cilit ka fituar titullin dhe ka shkuar në finale të Champions League. Ose aftësinë e tij, dhe atë të

skuadrës, që të kalojë nga mbrojtja me katër lojtarë tek ajo me tre, si të mos kishte asnjë ndryshim. Aftësia për të luajtur me dy ose mesfushorë, por edhe pesë. Këto duhet të mjaftojnë apo jo?

Mirë, le të shtojmë edhe një aspekt tjetër: cili trajner ka humbur, në tre vite, Pirlo-n (organizatori më i mirë i historisë së futbollit), Vidal, Pogba, Tevez, Morata, Dani Alves, Bonuçi, Evra dhe Llorente? Cili trajner do të ishte në gjendje të fitonte me të njëjtën

vazhdimësi pasi ka humbur një ekip të tërë. Është e vërtetë, Juventus ka bërë lëvizja shumë të mira në merkaton. Ka blerë dhe shpenzuar shumë. Por çdo herë ka qenë pothuajse një nisje nga e para.

Por Allegri nuk është simpatik. Nuk është një juventin i vërtetë. Juventus nuk dhuron spektakël si Barcelona dhe City. Nuk ka rëndësi nëse do të fitojë edhe këtë vit. Nuk ka rëndësi nëse do të fitojë kampionatin e radhës (ndoshta mendojnë se është bërë e mërzitshme), një Kupë të Italisë (çfarë rëndësie ka, do të thonë) dhe, ndoshta, do ta mbylë

sezonin mes më të mirave të Champions League. Ai ka shkuar tek Juventus mes fyerjeve dhe ekziston një pjesë e popullit bardhezi që do ta kritikojë gjithmonë. Edhe pse është e qartë se kemi të bëjmë me një trajner unik dhe, ndoshta, të papërsëritshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...