Maskat janë rikthyer sërish në Korcë. Persona të maskuar dhe të armatosur, ende të paidentifikuar, kanë grabitur një makinë në periferi të qytetit të Korçës.

Burimet paraprake bëjnë me dije se autorët kanë dhunuar dy pasagjerët që ndodheshin në mjet dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur, me makinën e tyre.

Tashmë, uniformat blu kanë nisur hetimet për këtë ngjarje, e ndërsa pasagjerët pritet të merren në pyetje nga hetuesit, për të dhënë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.