Një 49-vjeçar ka humbur jetën në spital këtë të mërkurë, pasi është dëmtuar me mjete të forta, thanë burime policore.

Viktima është H.Z,

me çrregullime mendore. Më 2 Mars, në banesën ku jetonte në fshatin Bogiq në Malësi e Madhe,

është dëmtuar aksidentalisht me mjete të forta në dorë dhe në qafë, shtuan të njëjtat burime.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje,

njoftoi Policia, ndërsa materialet hetimore për rastin u referuan në Prokurorinë e Shkodrës.