Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Pavarësia pranë zonës së plazhit.

Pas aksidentit drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia në vendngjarje po punon për identifikimin e autorit.