Burime jozyrtare nga hidrocentrali i Fierzes bejne me dije se sapo kane nisur shkarkimet. Nuk behet e ditur niveli i shkarkimeve, por bazuar ne nje urdher te dites se sotme te KESH,

ato mund te arrijne deri ne 2500 m3/sek, aq sa zyrtarisht jane prurjet natyrore.

Duke pare situaten e krijuar deri tani ne Bashkine e Shkodres, rritja e shkarkimeve mund te sjelle permbytje masive ne Nenshkoder.

Edhe ne viziten e sotme ne hec Vau Dejes ministri i energjitikes Damian Gjiknuri paralajmeroi shkarkime, duke thene se niveli i Fierzes eshte 295 m ose vetem 1 m nga pika maksimale e lejuar.