Çfarë do të thuash kur “bën”…. like?!!

Nga Lutfi Dervishi

Çfarë do të thuash kur “bën”…. like?!!

Kur bëjmë like në një postim, nuk është aq e thjeshtë sa duket. Veprimi është i thjeshtë, një klik. Por si ta kuptojmë një like?!

1. Kuptimi i parë është i thjeshtë: Më pëlqen (ky postim, foto, video, jam dakord me të, ndaj të njëjtin opinion me ty). Bravo. Like!

2. Qokë (më ke bërë like në postimet e mia, do të bëj edhe unë. Kjo botë kështu është: sot unë, nesër ti). Like!

3. Nuk e kam lexuar se qenka pak e gjatë, por shoh që të tjerët kanë bërë like, duhet të jetë interesante. Like!.

4. Ohhh, sa keq më vjen, paska ndërruar jetë njeriu i afërt. Po më vjen keq. Like!
5. Kjo foto/video më pëlqen shumë! Super! Po të jap 2 like (apo nuk është e mundur) Mesazhi: dua të shoh më shumë si kjo foto/video. Like!

6. Nuk e lexoj, postimin, por facebook-u më thotë se mund të jem i pari që bëj “like”. Më ka ardhur shansi i artë për të qenë i pari. Pse ta humb?! Like!

7. Ky postim (që nuk e lexoj) paska më pak like- që të mos ndihesh keq… Like! Je më mirë tani?!
8. Si ke qenë ti?! Kemi vite pa u parë- unë jetoj në anën tjetër të botës, por sa mirë që u takuam on – line. Facebook pse është? Për të sjell afër ata që janë larg dhe për të larguar ata/ato që ke pranë. Like!

9. Postimi: “Po hamë ushqime të skaduara”… Një like për këtë postim. Po kjo çdo të thotë: janë të shijshme ushqimet e skaduara apo…Nejse. E rëndësishme është… Like!

10.Ka një mënyrë për të mos u keqkuptuar me like. Eshtë ca e vjetër si metodë, por mund të bëj punë: Dikur kur njerëzit kërkonin të shpreheshin qartë shkruanin. Edhe facebook ta jep këtë mundësi. Mund të shkruash në koment.

Vendi për të qenë absolutisht i qartë. Sigurisht, e shkruara nuk bëhet me një klik, kërkon pak mundim! Like!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...