Shqipëria vendi me më shumë sëmundje në Rajon, por me numrin më të ulët të mjekëve

Indeksi i Europian Shëndetit (EHCI)  e renditi Shqipërinë në zonën e kuqe në hartën e Europës si vendi më problematike të lartë në sektorin e shëndetësisë.

Indeksi vë në dukje se Shqipëria ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor.

Shqiptarët shkojnë të doktori vetëm kur janë në gjendje të rënduar, prandaj koha e pritjes në Shqipëri nuk është shumë problem.

Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria po vuajnë nga një strukturë shëndetësore e vjetruar, me një raport të lartë

dhe të kushtueshëm të kujdesit në pacient për kujdesin jashtë-pacientit, thuhen në vlerësim.

Sipas matjeve nga të dhënat kombëtare dhe ndërkombëtare si OBSH nëpërmjet Global

Health Data Shqipëria ka barrën më të lartë të sëmundjeve në Rajon, dhe nga ana tjetër ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë.

Sipas indeksit

të EHCI Shqipëria ka 130 mjekë për 100 banorë niveli më i ulët në 35 vende të

Europës të marra në vlerësim.  Ndërsa Greqia është vendi me numrin më të lartë mjekëve, me rreth 620 të tillë për 100 mijë banorë.

Krahasuar me vitet 2008-2013, nga të gjithë Qendrat Shëndetësore sipas zonave gjeografike të përcaktuara në kontratë,

për vitin 2016 ka një rritje të numrit mesatar ditor të vizitave për mjek nga 7.2% në 2008 në 10.8 % në 2016

Gjithashtu Shqipëria ka treguesit më të ulët të fuqisë blerëse për shërbime mjekësore PPP (Pariteti i Fuqisë Blerëse) 600 dollarë për pacient në vit në në krahasim me  mbi 6000 dollarë në Norvegji,

Zvicër dhe Luksemburg.

Sipas të dhënave të FDSKSH-së nga realizimi i vizitave të kryera në Qendrat Shëndetësore të kujdesit parësor në rang vendi përqindjen (%) më të madhe të vizitave e kryejnë kategoria e pacientëve mbi 60 vjeç që zënë

44% të totalit vizitave, të pasuar me vizitat e moshës 15-60 vjeç me 36 %, vizitat e moshës 1-18 vjeç me 17 %, dhe vizitat e moshës 1-12 muajsh me 3% të vizitave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...