Kryebashkiakja: Po rrezikohet jeta e njerëzve, shpallni gjendjen e emergjencës në Shkodër

Kryetarja e Bashkisë së Shkdorës, Voltana Ademi i ka kërkuar Prefektit të qarkut që të shpallë gjendjen e emergjencës në një pjesë të territorit,

si pasojë e përmbytjeve që janë shkaktuar ditët e fundit.

Bashkia permes nje shkrese thotë: “Situata është krijuar nga shkarkimet e

pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë,

keq-menaxhimi i kaskadës së lumit Drin dhe mungesës së informacionit mbi sasinë dhe kohën e shkarkimeve, si pasojë e këtyre shkaqeve jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në njësitë administrative Ana e Malit dhe

Dajç ku rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit”.

Por kërkesa pritet që të refuzohet nga Prefekti Cesk Millja, nisur nga fakti se një ditë më parë ai deklaroi se situata është nën kontroll dhe s’ka vend për alarm.

Sakaq, sot Ministria e Mbrojtjes beri të ditur se 35 fermerë janë bllokuar në Njësinë Administrative

Ana Malit nga përmbytjet e dy ditëve të fundit si pasojë e reshjeve te dendura te shiut dhe shkarkimeve nga HEC-et, ndërsa rreth

500-600 ha tokë janë nën ujë. Fshati është përmbytur nga reshjet e dendura të shiut, por edhe shkarkimet e

HEC-eve. Fshati më i prekur është Oboti, ku mund të lëvizet vetëm me ndihmën e forcave të ushtrisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...