Casillas e mbyll me nder, Liverpool mëshiron Porto-n në ndeshjen e kthimit

Pas goleadës në ndeshjen e parë të luajtur në Portugali, Liverpool ka ruajtur energjitë në ndeshjen e kthimit ndaj Porto-s teksa ndeshja në

Anfield ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0. Ashtu siç pritej, ndeshja nuk kishte asnjë histori dhe dukej më tepër si një ndeshje stërvitore mes dy skuadrave sesa një ndeshje e fazës së nokautit në Champions League.

Gjithsesi, rastet për të shënuar nuk munguan nga të dyja skuadrat.Sadio Mane kishte dy mundësi të mira në pjesën e parë por u tregua i pasaktë. Pas pushimit ishte Firmino ai që kishte një mundësi të mirë. Në fund të takimit Iker Casillas,

i cili me shumë mundësi luajti ndeshjen e fundit në Champions League, bëri një pritje fantastike ndaj Danny Ings duke ruajtur rrjetën e tij të paprekur. Liverpool kalon në çerekfinale ashtu siç ishte parashikuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...