Facebook-u që përdorte një mafioz shqiptar për të ekzekutuar … një konkurrent të tij në Peristeri të Greqisë duke përdorur për karrem një femër greke, e tradhtoi … gjashtë vjet më vonë.

“Një rast i pabesueshëm që demonstron në mënyrën më karakteristike se gjurmët elektronike nuk fshihen kurrë dhe se mediat sociale mund të çojnë në zbulimin e çështjeve të rëndësishme”, – tha policia greke.

Rasti ka të bëjë me vrasjen e një 29-vjeçari shqiptar, i cili u gjet i vdekur në mëngjesin e 21 shtatorit 2012. Viktima u gjet në vendin e shoferit,

ku kishte lëndime me armë zjarri. Sipas policisë greke, makinës së tij iu afrua një motoçikletë me dy pasagjerë, të cilët, pa zbritur, qëlluan mbi të.

Autorët e vrasjes janë një shtetas shqiptar 38-vjeçar tashmë në burg, shoferi i motorit nuk është identifikuar akoma, si dhe një greke 28-vjeçare, e cila u arrestua si bashkëpunëtore dhe ishte “karrem” në këtë rast.

Viktima kishte shkuar në Greqi për të takuar një femër që kishte njohur përmes Facebook-ut.

Femra greke kishte ngritur një profil të rremë, por në përdorim e kishte 38-vjeçari shqiptar, i cili ndodhet në Burgun e Korydallos dhe është akuzuar në të kaluarën për një numër veprash kriminale duke përfshirë vrasje, dy vrasje në tentativë, përfshirje në një organizatë kriminale, grabitje dhe vjedhje.

Shqiparët kishin konflikte mes tyre dhe autori arriti ta sillte në Greqi 29-vjeçarin përmes Facebook-ut dhe ta ekzekutonte.

Gruaja komunikonte me telefon me viktimën, me qëllim që të caktohej takimi dhe gjithçka u bë me sugjerimin e 38-vjeçarit. Pra, në mëngjesin e 21 shtatorit 2012 arriti ta bindte atë të takohej jashtë një klubi nate në Peristeri, kriminelët shqiptarë shfrytëzuan momentin që 29-vjeçari priste në makinë për ta vrarë atë.

Oficerët e policisë greke për gjashtë vjet po përpiqeshin të zgjidhnin enigmën. Duke ndjekur gjurmët dixhitale, përmes rrugëve në botën e mediave sociale, ata arritën te 38-vjeçari dhe të mbyllin çështjen./PROlajm.al

Burimi: Protothema