Puna ka, por nuk ka profesionistë/ Shqipëria ka 89 mijë dembelë, por thyejmë rekord për…

Që një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk e kanë qejf punën, kjo kuptohet lehtë.

Por a e dini sa është shifra e atyre për të cilët ka punë por i rrinë larg asaj?

Deputetja e Partisë Socialiste Milva Ekonomi bëri publike dje se 89 mijë shqiptarë janë inaktivë, ose e thënë troç dembelë.

E ftyar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Ekonomi u mbështet në shifrat e INSTAT duke sqaruar se në popullsinë tonë me

2.87 milionë banorë janë 89 mijë persona që nuk punojnë dhe nuk pranojnë punët që iu afrojnë.

“Ata as nuk kërkojnë dhe as nuk pranojnë punën edhe kur e kanë këtë mundësi”, tha deputetja e PS. E thënë me fjalë të tjera, këta 89 mijë janë dembelët e shoqërisë sonë. Dhe në fakt ka një lidhje mes kësaj shifre dhe asaj tjetrës që

Shqipëria është në vend të dytë në botë për nga numri i bar kafeve, pas Spanjës.

Sipas revistës “Monitor”, në Shqipëri ndodhen 654 bar kafe për 100 mijë banorë, një shifër shumë e lartë.

Por nëse në Spanjë bar kafet janë të përqendruara në zonat turistike dhe plazhet, në Shqipëri bar kafet ndodhen në qendrat urbane që nuk kanë lidhje me turizmin. Pra, kemi 654 bar kafe për

100 banorë, por kemi edhe 89 mijë dembelë. Janë dembelët e Shqipërisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...