Mes atyre që e vuajtën përmendim martirët Lazër Shantoja, Ndre Zadeja, Daniel Dajani, Gjon Shllaku, Mark Çuni etj.

Vrasja e klerikëve ishte vetëm fillimi i një kalvari të gjatë për popullin shqiptar.

Me fillimin e revolucionit kulturor, diktatura jo vetëm vrau meshtarët, intelektualët, por dhunoi e shkatërroi objektet e kultit që bartnin edhe histori veç kultit, shfarosi artin,

rrënoi gjuhën liturgjike – atë të Pal Engjëllit e Gjon Buzukut dhe këputi fijet e lidhura me Europën.

Pos këtyre, kjo video paraqet shembullin ma të keq: si bëhej propagandë antifetare e pashembullt, duke

mashtruar opinion publik, e duke i vesh klerit histori të pavërteta, siç është rasti i “fshehjes së armëve te Fretnit”, çka tashma dihet se qe inskenim i sigurimit. Meshtarët që deri atëherë,

kishin edukuar brezat me mësmdhënie e art, tani, i tregoheshin popullit sipas interesit të diktaturës.

Kjo qe fryma me të cilët u rritën për disa dekada të rinjtë tanë, kështu u rrënue ndërgjegja e tyre dhe u mbrujtën me të pavërteta.

Vlen me i thirrë kujtesës jo vetëm mos me harru, por edhe me i refuzu mentalitete të tilla përreth nesh e arrogancën që na e kujton atë.

Quo vadis Shqipëri?

Marsi 1945 është fillimi i masakrës komuniste kundër klerit në Shqipëri. Mes atyre që e vuajtën përmendim martirët Lazër…

Pubblicato da Dom Artur Jaku su Martedì 6 marzo 2018