Një operacion antidrogë në Roterdam të Holandës ka vënë në pranga tre shqiptarë, mes tyre dhe një grua.

Mediat vendase shkruajnë se policia ishte vënë në ndjekje të një makine të dyshimtë e cila ishte parkuar poshtë një pallati.

Në një moment pranë kësaj makine është afruar një makinë me targa franceze.

Kur makina që drejtohej nga shqiptare u nis drejt autostradës policia e ndaloi dhe nga kontrolli u gjetën 6.5 kg heroinë.

U arrestua dhe shoferi shqiptar.

Mediat vendase nuk japin emër por vetëm moshën 45 vjeç.

Më pas u vendosën të kontrollohen dhe dy banesa të tjera ku u gjetën dhe 700 gr kokainë si dhe një armë.

Në pranga ka rënë dhe një grua shqiptare dhe një tjetër shqiptare të moshës përkatësisht 23 dhe 45 vjeç.