Ndërron jetë 53-vjeçari që u plagos dje gjatë grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Fier. Agur Vrenozi ka ndërhyrë në momentin

kur tre personat e armatosur grabitën biznesin që ndodhej në ndërtesën e dhënë me qira nga 53-vjeçari.

Vrenozi humbi jetën mëngjesin e kësaj të shtune në Spitalin e Traumës ndërsa pronari i “Exchange”, Gëzim Hoxha i plagosur gjatë përleshjes me autorët ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Për ngjarjen e rëndë u arrestuan Zini Fyraj 37 vjeç, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali 41 vjeç.