Liverpool pret Newcastle dhe kërkon vendin e dytë

Liverpool do të kërkojë të marrë vendin e dytë në renditje, edhe pse përkohësisht,

kur të presë këtë të shtunë Newcastle në shtëpi, një ndeshje që do të jetë e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit anglez.

Lojtarët e Jurgen Klopp janë në rrugën e duhur për të siguruar një pozicionim mes katër vendeve të para në Premier League dhe pritet që të marrin fitoren e radhës.

Miqtë, nga ana tjetër, do të paraqiten në këtë sfidë pas barazimit 2-2 të marrë kundër Bournemouth në javën e 28-të.

Newcastle, gjithsesi, nuk ka pësuar asnjë humbje në katër ndeshjet e fundit të kampionatit (3 barazime, 1 fitore),

por kjo ecuri nuk i ka ndihmuar ata të largohen nga zona e rënies nga kategoria, duke parë se bardhezinjtë janë vetëm dy pikë larg vendit të tretë nga fundit.

Ka pak mundësi që miqtë të dalin me pikë nga “Anfield”, edhe pse Liverpool ka marrë katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit të Premier League duke shënuar dy ose më shumë gola në secilën nga ato sfida.

Për më tepër, “Të Kuqtë” kanë dominuar përballjet me Newcastle, skuadër kundër së cilës kanë marrë 47 fitore dhe kanë pësuar 11 humbje në 74 takimet e luajtur në shtëpi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...