Vllaznia me një dilemë të madhe për formacionin ndaj Flamurtarit

Mungesa e mbrojtësit Renato Malota për ndeshjen e së hënës me Flamurtarin ka krijuar jo pak problem për stafin teknik të Vllaznisë.

Me të në qendër të këtij reparti, skuadra kishte siguruar një qetësi në prapavijë megjithatë tashmë duhen bërë planet edhe pa të.

Padyshim që do të jetë e vështirë për të zëvendësuar ashtu si duhet megjithatë trajneri Gjoka po bën planet për këtë gjë.

Alternativa më serioze është padyshim Denis Pjeshka.

Ky i fundit nuk ka qenë i disponueshëm në dy ndeshjet e fundit për shkak të rikthimit të një dëmtimi që ka patur prej kohësh.

Në Laç dy ditë më parë, ai ka qenë i grumbulluar me ekipin por jo i gatshëm për të qenë as në pankinë dhe e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna.

Sipas vetë atij, nuk mund të ishte i gatshëm sepse kishte vetëm dy ditë stërvitje me ekipin. Megjithatë do shihet gjendja e tij deri të dielën me shpresën që të jetë i gatshëm për takimin me vlonjatët.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...