Temperatura -15 gradë, Spartak Moskë refuzon të luajë…

Spartak Moskë ka refuzuar të zbresë në fushë, sot në stadiumin “Metallurg”, në Samara, ku duhet të ishte luajtur ndeshja e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Rusisë kundër Krylia, ekip në kategorinë e dytë rusë. Skuadra e drejtuar nga italiani Massimo Carrera

e ka marrë këtë vendim prej temperaturave shumë të ulëta dhe fushës së ngrirë. Në momentin që do të zhvillohet ndeshja, termometri tregonte -15 gradë dhe për skuadrën, trajnerin dhe drejtuesit e skuadrës

kryeqytetase ishte e pamundur të luhej futboll. Gjyqtari Vladimir Moscalev u vu në dijeni të vendimit të Spartak dhe i ktheu futbollistët në dushe..

Image result for spartak russian cup

Gjithsesi, Spartaku nuk rrezikon të humbasë në tavolinë, sepse rregullorja e futbollit në Rusi parashikon që një ndeshje mund të shtyhet nëse temperatura është

më poshtë se -10 gradë. Ende nuk është përcaktuar data se kur do të luhet kjo ndeshje, ndërsa trajneri i Spartak, Carrera deklaroi:

“Morëm vendimin më të drejtë sepse nuk mund të luhet futboll në -15 gradë sepse futbollistët rrezikonin dëmtime të rënda. Falënderoj tifozët që ishin dakord me ekipin, edhe pse kishin ardhur deri në Samara për të parë ndeshjen.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...