Vrau 23-vjeçarin, i akuzuari pranon krimin

Elvis Hoxha 17 vjeç, pranoi këtë të martë në Gjykatën e Shkodrës, vrasjen e 23-vjeçarit Hermes Beqirit, ngjarje e ndodhur me 4 nëntor të vitit të kaluar në lagjen “Guerrile”, të qytetit.

Gjatë seancës së parë të zhvilluar në gjykatë, Elvis Hoxha pranoi akuzën dhe kërkoi gjykim të shkurtuar duke pranuar aktet në gjendjen në të cilën ato janë. Nëpërmjet kësaj lëvizjeje Hoxha synon t’i shpëtojë dënimit maksimal të mundshëm që mund të vendosë gjykata.

Ngjarja për të cilën akuzohet Beiqiri ndodhi më 4 Nëntor të vitit të kaluar në lagjen “Guerrile”, ku pas një konflikti mes Hermes Beqirit dhe Elvis Hoxhës, ky i fundit mbeti i plagosur rëndë.

Një ditë pas krimit, policia arrestoi Elvis Hoxhën të dyshuarin kryesor të ngjarjes si dhe dy bashkëpunëtorët e tij Bekim Turishta 21 vjeç e D.H., 17 vjeç. Po ashtu policia gjeti edhe armën e krimit, ndërsa si motiv për ngjrjen sipas hetuesve kishte shërbyer një konflikt për motive banale.

Tv Klan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...