Shqiptarja kthehet në frymëzim për italianët, pas vdekjes së saj familjarët bëjnë gjestin human

Një nënë e re shqiptare është kthyer në frymëzim për italianët, pasi ka humbur jetën nga një sulm në zemër. Jurilda Mara, 37 vjeç, ka pësuar një atak kardiak të martën e kaluar. Ajo ishte nënë e 3 fëmijëve të vegjël Alessia, Simon dhe Omari, ndërsa familja e tyre i përkiste besimit mysliman.

Por dashuria e madhe që gruaja kishte për njerëzit, i nxiti familjarët e saj që të vendosnin që organet e tjera të saj të dhuroheshin,

shkruajnë mediat italiane. Bashkëshorti i gruas, Astrit Mara, firmosi që organet e tjera të saj të cilat ishin në gjendje të mirë, t’i dhuroheshin dikujt tjetër që mund të ketë nevojë për to.

Të afërmit e gruas kanë treguar:

Ajo gjithmonë shqetësohej për njerëzit që e rrethonin, për të afërmit, për fqinjët dhe sigurisht do të donte t’i jepte jetë dikujt tjetër. Për këtë arsye ne vendosëm që të jepnim organet.”

Vdekja e saj e papritur dhe e parakohshme ka bërë që gjithë komuniteti në Cassano d’Adda të bashkohet me dhimbjen e familjes shqiptare.

Familja Mara, ishte e integruar mirë në strukturat shoqërore të këtij komuniteti dhe qindra persona kanë dalë për t’i dhënë asaj lamtumirën, sipas ritit mysliman.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...