Rotacioni i tepërt ndëshkon Zidane, Espanyol mposht Real-in pa yje

Real Madrid ka pësuar humbjen e radhës në La Liga. Këtë herë është mposhtur 1-0 nga katalanasit e Espanyol. Një tjetër disfatë e rëndë për Zidane, i cili kishte lënë pushim shumë lojtarë titullar, ndër ta edhe Cristiano Ronaldo-n.

Real regjistron rastin e parë për gol në minutën e 7’ me Gareth Bale. Britaniku lëshon një goditje të rrezikshme nga brenda zonës por topi devijohet mjaft bukur nga ish-portieri i Los Blancos Diego Lopez.

Ndeshja është me aksione nga të dyja krahët dhe në minutën e 27’ ishte Gerard Moreno ai që kishte mundësinë të kalonte vendasit në avantazh por goditja e tij ishte e pasaktë.

Pak më vonë ai e fut topin në rrjetë por asistenti i arbitrit ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Espanyol luan me guxim, dhe kjo edhe për arsye të mungesës së Ronaldo-s. Pas pushimit ndeshja nuk ndryshon tipare.

Real sulmon, por e një vakëti të theksuar, ndërsa Espanyol rrezikon isa herë me Duarte dhe Moreno por nuk arrin të gjejë golin. Miqtë kanë probleme në ndërtimin e aksioneve, dhe mbase rotacioni i tepërt ka ndëshkuar Zidane.

Padyshim që zhgënjimi më i madh i ndeshjes ishte Bale, i cili kishte shansin të tregonte se mund të ishte lideri i Realit, por ishte shumë i heshtur në vijën sulmuese. Nëse rezultati mbeti i pandryshuar, meritë për këtë e ka edhe Kaylor Navas me pritjet e tij që ka ruajtur portën e paprekur.

Në fund Bale zëvendësohet me Benzema por rastet vazhdon t’i ketë Espanyol me Moreno-n. Dhe në sekondat e fundit të kohësh shtesë Espanyol më në fund ka shënuar një gol të merituar me anë të Moreno-s.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...