Ish-trajneri i Komëtares, Astrit Hafizi foli në lidhje me sulmin me thimë qe iu bë trajnerit Gjoka,

duke treguar se fenomene te tilla ndodhnin 20 vite më parë në Shkodër, kur ai ishte te Vllaznia.

“Me vjen keq për rastin e gjokës. Fenomene të tilla në Shkodër ndodhnin para 20 apo më shumë vitesh…

Mbaj mend  kur unë punoja te Vllaznia nga viti 1992 kishte nga ata që hynin me motorr në fushë.

Ishte situatë absurde. Ne rrinim e shikonim atë tipin me motorr dhe linim stërvitjen.

Nisnim punën kur i shkrepje atij të dilte nga fusha. Por asokohe ishte ajo.

Tani mendoja se nuk mund të bëhej me fjalë për situata të tilla. Me vjen shume keq”, tha Hafizi për

“Zona Gol” të Alban Xhihanit në “Supersport”.