Sot, e hënë, vijojnë reshjet e dëborës në pjesën më të madhe të vendit ndërsa shira të konsiderueshëm në Perëndim dhe Jugperëndim të Shqipërisë.

Pas Mesditës pritet përmirësim i motit në zonat Jugperëndimore ndërsa pjesa më e madhe e vendit dhe

kryesisht Veriu mbeten me reshje të pakta dëbore.

Gjatë natës, pritet një tjetër fuqizim i reshjeve

në të gjithë Shqipërinë duke shtrirë dëborën edhe në zonat e ulëta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rënie me 2- 3°C në mëngjeist dhe gjatë

orëve të mesditës kur pritet maksimumi deri në 10-11°C.

Era do fryjë kryesisht e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Verilindor duke bërë që në det dallgëzimi të ngjitet mbi 6 ballë.