Një boksier shkodran nis karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sportistët shkodranë tashmë kanë filluar të përhapen gjithnjë e më tepër në vende dhe kontinente të ndryshme.

I rradhës për të cilin po shkruajmë sot është një boksier i cili prej disa kohësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndonëse nuk e kishte menduar ndoshta marrjen seriozisht me sport atje, tashmë është pjesë e tij.

Bëhet fjalë për të mirënjohurin Kristian Shytani. Pak kohe pas mberritjes atje Shytani eshte regjistruar ne nje palester boksi ku ka vazhduar stervitjen.

Menjehere ka rene ne sy te trainerit dhe stafit te palestres se boksit duke shfaqur cilesi te larta sportive dhe karakter te forte ne ring.

Momentalisht ai ka lene te gjitha angazhimet e tija duke u perqendruar me kohe te plote ne stervitje.

Ne fillim te marsit Shytani ngjitet ne ringun amerikan per te garuar duke konkuruar si fillim turneun Kualifikues per shtetin e New York.

Ne rast paraqitje te mire ne kualifikueset e New York ai do marre te drejten per te konkuruar ne rang Kombetar qe perfshin te gjithe boksieret e Amerikes.

Përvoja në Shqipëri por edhe aftësitë e tij me siguri që do t’ia hapin rrugën e suksesit edhe në këtë vend Kristian Shytanit.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...