Sa i pasur është prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja? “Open Spending Albania” ka publikuar deklarimet e pasurisë të prefektëve, mes të cilëve edhe atij të Shkodrës Çesk Millja. Në deklarimin e pasurisë, është përfshirë edhe bashkëshortja e prefektit të Shkodrës.

Në analizë është marrë deklarimi i parë i pasurisë në vitin 2006 dhe i fundit, ai i vitit 2017. Më poshtë janë të dhënat, ndërsa krahasimet mund ti bëni vetë ju.

Deklarimi në vitin 2006

Kalim i kontratës së porosisë së datës 21.03.2003 në certifikata pronësie sipas projektit të miratuar nga Bashkia. Kalimi është bërë më datën 02.02.2012 në katër certifikata pronësie me vlerë 5 563 200 lekë, 2 596 160 lekë, 2 721 133 lekë dhe 3 699 528 lekë.

1) Pronar I një ap. banimi 1 plus 1 me sip. 53.8 m2 në Tiranë, përfituar me privatizim, 7 400 lekë.

2) Kontratë porosie me Gora shpk për blerje ap. banimi 3 plus 1 me sip. 130 m2, 49 400 dollar, me të ardhura nga heqja dorë e bashkëshortes mbi pasuri të trashëguara.

3) Kontratë porosie me Gora shpk për blerje dyqani me sip. 50.3 m2, 34 807 dollar, me të ardhura nga heqja dorë e bashkëshortes mbi pasuri të trashëguara.

Të ardhura nga paga 1 Janar – 1 Shtator, 536 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga 1 Janar – 1 Shtator, 152 000 lekë.

Të ardhura nga paga si Drejtor i Drejtorisë së Ndërlidhjes së Shtabit të Përgjithshëm, 1 044 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si mësuese, 480 000 lekë.

Deklarimi në vitin 2017

1) Bashkëshortët pronarë të një njësie në Tiranë, blerë më 26.11.2003 me të ardhura nga pagat dhe aktivitet personal ndër vite, 5 563 200 lekë. Zotërojnë certifikatë pronësie të datës 02.03.2012.

2) Bashkëshortët pronarë të një ap. banimi me sip. 56 m2 në Tiranë, blerë më 26.11.2003 me të ardhura nga pagat dhe aktivitet personal ndër vite, 2 596 160 lekë. Zotërojnë certifikatë pronësie të datës 02.03.2012.

3) Bashkëshortët pronarë të një ap. banimi me sip. 58.7 m2 në Tiranë, blerë më 26.11.2003 me të ardhura nga pagat dhe aktivitet personal ndër vite, 2 721 133 lekë.

Zotërojnë certifikatë pronësie të datës 02.03.2012.

4) Bashkëshortët pronarë të një ap. banimi me sip. 79.8 m2 në Tiranë, blerë më 26.11.2003 me të ardhura nga pagat dhe aktivitet personal ndër vite,

3 699 528 lekë. Zotërojnë certifikatë pronësie të datës 02.03.2012.

Depozitë bankare me të ardhura nga paga e qira, 1 900 000 lekë.

1) Të ardhura nga pension i parakohshëm i ushtarakut, 300 000 lekë.

2) Bashkëshortja, të ardhura nga paga 260 000 lekë.

3) Të ardhura nga qira ap. me sip. 99.93 m2, 10 muaj, 6 000 euro.

4) Të ardhura nga qira e dy ap. me sip. 56 m2 dhe 58.7 m2, 10 muaj, 5 000 euro.

5) Të ardhura nga qira njësie me sip. 60 m2, 10 muaj, 400 000 lekë.

Bashkëshortët pronarë të një ap. banimi me sip. 99.93 m2 në Tiranë, dhuruar nga familja e bashkëshortes, për të cilën për efekt kalimi pronësie është bërë kontratë shit-blerje më 08.11.2010 në vlerën 100 euro. ©ShkodraWeb