Ushqehen me bukë thatë dhe qepë të njoma, familjes së zhytur në mjerim i heqin ndihmën ekonomike

Të zhytur në mjerim, aty ku shteti nuk i hedh sytë, gjendet familja me 4 anëtarë, të cilët vuajnë për bukën e gojës.

Në familjen Vrioni në Vorë, pas ndërprerjes së ndihmës ekonomike. “Fiks Fare” sjell pamjet e dy motrave, 4 dhe 10 vjeç, që ushqehen me bukë thatë, pasi nuk kanë asgjë tjetër për drekë.

Realiteti “Migjenian” vjen në ditët e sotme më i trishtë se kurrë. Familjes me 4 anëtarë, prej muajit janar i është ndërprerë ndihma ekonomike, të cilën e merrte prej 4 vitesh. Ndërsa prej 6 muajsh jetojnë në mungesë të energjisë elektrike, pasi nuk arrijnë dot ta paguajnë.

Kryefamiljari pohon:

Me 4.800 lekë arrija të merrja ndonjë kile qumësht për vajzat. Me to i ushqeja. Nuk e hanin bukën thatë.

Por në janar ma ndërprenë, më thanë se nuk i plotësoj pikët. Unë nuk e di çfarë pikësh kërkojnë”.

Në tavolinë ka vetëm bukë dhe qepë të njoma. Iljana, vajza 10-vjeçare tregon se këto janë ushqimet më të shpeshta që gjen në tavolinë.

Rrëfimi prekës i 10-vjeçares:

Nuk kam blerë asnjëherë rroba të reja. M’i falin fëmijët e tezeve. Unë kam dëshirë të blej një kostum sportiv për në shkollë. Tuta, bluzë, atlete të reja”.

Gazetarët e “Fiks Fare” u interesuan edhe pranë Bashkisë së Vorës.

Inspektorët e ndihmës ekonomike shprehen se e njohin mirë gjendjen e vështirë të familjes Vrioni, por dalja e saj nga skema ka ardhur si pasojë e mosplotësimit të pikëve.

Inspektori pohon se:

Sabri Vrioni nuk ka marrë pikët e mjaftueshme. Është në gjendje shumë të vështirë, është skandal. Deri dje i ka pas plotësuar pikët, sot nuk i plotësoi. As vet nuk i dimë këto pikët.

Ato i di Ministria, Drejtoria, ato i heqin. Kemi pasur 333 familje që merrnin ndihmë ekonomike, sot janë 150 më pak”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...