Një baba dhe bashkëshort me vendbanim në New Jersey ka nevojë për ndihmën tonë.

Vitor Pukri, një emigrant shqiptar që banon në Clifton, New Jersey, është ndaluar nga ICE (Zyra e Emigracionit dhe Doganave)

FIRMOS PETICIONIN

më datë 6 shkurt dhe që nga ajo datë po mbahet në qendrën e ndalimit të emigrantëve.

Vitori dhe familja e tij kanë rënë në kurth pasi u është thënë nga ICE se kishin fituar lotarinë e vizave. USCIS (Shërbimet e SHBA për Nënshtetësi dhe Emigracion)

FIRMOS PETICIONIN

bëri që ata të kalonin një sërë etapash që përfshinin dokumenta, marrjen e të dhënave biometrike dhe gjithashtu lejuan që familja Pukri të paguante mijëra dollarë për një vizë që askush nuk kishte planifikuar t’ia jepte.

FIRMOS PETICIONIN

Menjëherë mbas mbërritjes së tyre në një “intervistë”, Vitori dhe bashkëshortja e tij u ndaluan nga ICE dhe janë dërguar në burg.

Ky veprim ishte haptazi i qëllimshëm dhe mizor.

Vitori ka tashmë 17 vite në SHBA, duke punuar si një shofer kamioni i thjeshtë, duke u siguruar jetesën familjes së tij e madje duke paguar taksa drejt një vendi që tashmë po përdor paratë e taksave të tija për ta larguar.

Largimi i tij për në Shqipëri do të kishte si pasojë rrezikshmëri të lartë për Vitorin, për shkak të një gjakmarrjeje që kërcënon jetën e familjes së tij. Nëse ICE vendos ta largojë atë dhe familjen e tij, do ishte njësoj sikur të firmosnin urdhrin me vdekje për ta.

FIRMOS PETICIONIN

Vitori ka 3 (tre) fëmijë, përfshirë një vajzë 10-vjeçare me nënshtetësi të SHBA. Fëmijët e tij janë në një situatë të rënduar presioni emocional dhe financiar pas arrestimit të babait të tyre.

Na takon ne tani si komunitet të bashkohemi dhe të ofrojmë mbështetjen tonë për lirimin e menjëhershëm të Vitorit dhe bashkimin e tij me familjen! Ju lutemi firmosni këtë peticion!

FIRMOS PETICIONIN

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...