Nga Esmeralda Kaca

Sot jetojmё në një periudhё ku lulёzimi teknologjik na mundёson tё komunikojmё shumё mё shpejt dhe shumё mё thjeshtё, mjafton njё telefon pёr tё komunikuar me ҫdo person kudo ai qoftё.

Nё memorien time fёmijёrore ёshtё ende i fresket momenti kur nё familjen tonё blemё telefonin e parё celular. Unё si mё e vogla druhesha ta pёrdorja nga frika se mos e prishja dhe nuk kishim mundёsi pёr ta blerё sёrish.

Sigurisht isha shumё kurioze dhe ndiqja me vёmendje veprimet e motrës dhe vёllait pёr tё mёsuar sadopak mёnyrёn e pёrdorimit.

Vitet kalonin, teknologjia pёrmirёsohej, kureshtja ime shtohej gjithmonё e mё shumё dhe sё bashku me to edhe dёshira pёr tё pasur njё celurar personal. Pas shumё pёrpjekjesh mё nё fund edhe unё kisha celularin tim që ё ёndёrroja prej kohёsh. Nё atё kohё unё nuk e kuptoja rёndёsinё e tij si mjet komunikimi dhe ashtu si moshatarёt e mia e pёrdornim kryesisht pёr lojёra.

Secili nga ne ka patur njerёz tё afёrt nё emigracion, ku komunikimi me to ishte shumё i rrallё, bisedat telefonike ishin utopi, nёnat, baballarёt, gjyshet, fёmijёt prisnin qё tё mbёrrinte ndonjё nga kurbeti pёr tё marrё vesh nёse i biri ishte gjallё, kishte me ҫfarё tё ushqehej, kishte njё vend ku tё fuste kokёn gjatё natёs apo qёndronte nё qiell tё hapur dhe lutej qё qielli tё ndriҫohej nga yjet pёr tё mos ndjerё friken e errёsirёs sё natёs.

Mirёpo tani tё gjitha kёto kujtohen me nostalgji. Me zhvillimin e mjeteve tё komunikimit u bё e mundur qё njerёzit tё ndihen mё afёr me njёri-tjetrin dhe nuk jetojnё mё me aq mall pёr tё afёrmit e tyre. Hovi i teknologjisё nё kёto vite ka qenё tepёr i vrullshёm, ku adaptimi, pёrfshirja e implementimi kanё ecur me hapa tё pёrshpejtuar.

Sot ne ndodhemi pёrballё njё realiteti qё as nuk e kishim menduar, nga ëndrra pёr njё telefon tё thjeshtё tek ëndrra pёr smartphonin e fundit. Ҫdokush nga ne ёshtё pёrfshirё nё kёtё vorbull pasi shijon komoditetin që ofrohet larmishmёria e mënyrave tё komunikimit me zё dhe figurё ka joshur pjesёn mё tё madhe tё shoqёrisё.

Nё ҫdo ditё qё kalon risitё teknologjike sa vijnё dhe pёrsosen, sa vijnё e na bёjnё mё tё varuar me pёrsosjen dhe multifunksionalitetin qё ofrojnё. Degjoj shpesh fjalёn “ju brezi i internetit dhe teknologjisё”, pas kësaj fraze vijnё dhe shumё shprehi tё tjera kritikuese pёr njё mijё e njё arsye.

Nga ana tjeter habitem ҫdo ditё kur shoh nё secilin ambjent tё mundshёm persona tё moshёs sё prindёrve tё mi qё janё mbi tё 50-tat, me kokёn ulur, të pёrkushtuar nё telefonat e tyre. Po tё shohim listёn e miqve tanё nё rrjetet sociale me siguri qё njё pjesё e mirё janё tё po kёsaj moshe dhe sigurisht qё janё aktivё nё disa rrjete sociale.

Kjo pasqyron faktin qё pjesa mё e madhe e shoqёrisё dashur pa dashur ёshtё e pёrfshirё nё kёtё realitet virtual duke e patur tё pamundur tё shkёputet prej tij sepse tani ёshtё bёrё mёnyrё jetese. Kurioziteti mё i madh qёndron nё faktin se si do jetё ecuria e komunikimit nё brezat qё do vijnё.