Aksident fatal në Durrës-Kavajë, vdes vjehrri dhe nusja. Plagoset rëndë fëmija 8-vjeçar

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Malit të Robit, në aksin rrugor Durrës-Kavajë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur dy viktima nga e njëjta familje, vjehrri dhe nusja.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mendohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorët, të cilët ishin duke pritur në stacion.

DETAJET E POLICISË:

Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Mjeti tip

“Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe. Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...