Këtu në Itali, më mungojnë patatet e Kukësit

Nga Lada Banushi

Para se të ikja në Itali më thanë: “Ik sa më parë, do e shohësh që s’do të të mungojë asgjë e askush”. E unë si pa menduar ju thashë: “të drejte keni”.

Sot, vendosa të bëj pazar. Teksa isha duke udhëtuar në tram më erdhën në mend copëzat që më mungonin e ato që më plotësonin.

Zgjodha të shkoj në një treg që më kishin thënë blihet mirë e lirë. Ashtu bëra. Në listën e parashënuar të përkufizuar fruta-perime, kisha listuar presh, patate, karrotë, mollë e portokalle…

Togëfjalëshin “mirë e lirë” me mëdyshje e pranova, pasi i hodha një sy monedhave të tepruara. Aty për aty, e kuptova se çfarë më mungonte…

Më mungojnë patatet e Kukësit, qepët e Bulgarecit, domatet e Priskës, frutat që servirin gjyshet në rrugë.

Më mungojnë prodhimet bio që i shiste nënë Hatixhja pranë një kioske. Madje, më mungojne edhe te ashtuquajturat “fshesat e Korçës”, që thurte gjyshi im.

Ato që të bëjnë të përthyesh mesin e të kujtojnë se je zonja e shtëpise. Si e tillë, s’mund t’i lejosh vetes të bëhesh skllav i një roboti elektronik që bën kërdinë nga pastërtia…Mendimet mi ndërpreu një zonjushë jovendase, që kërkonte t’i gjeje rrugën një jovendase si puna ime.

Me t’u ndarë prej saj mendova se çfarë më mungonte sërish…

Më mungon tualeti i rënduar i vajzave të qytetit, edhe minifundet e veshura që në mëngjes, për të tërhequr sadopak vëmendjen e shefit, profesorit, këmbësorit, shoferit që i bie borisë nga shpërqëndrimi…

Kisha nevojë për pak pushim, ndaj vendosa të ulem në një kafe sa për të rimarrë veten. Sa dhashë porosinë m’u kujtua se sa më mungojnë kafenetë e lagjes sime.

Mund të rrije me orë të tëra, duke komunikuar me miqtë virtualë që janë “prezentë” sikur të ishin përballë teje duke bërë muhabet. Këtu, më mungon një karrige për t’u ulur, sa për të mos e kthyer atë gllenjkën e llumit të fundit të kafesë në këmbë për 5 minuta…

E dini që më mungojnë edhe boritë e makinave, po po ato që edhe kur je duke kaluar në vizat e fshira të së bardhës, rishtypin pa kursim piiiipiiinn e borisë.

Më tej, më mungojnë autobusët e linjës Kombinat – Kinostudio. Hipur në to, nuk kishe nevojë të shtypje butonin e prenotimit të ndalimit në stacionin e dëshiruar.

Edhe ato të moshuarat, që të fusin një të sharë se ke zënë sediljen “e tyre”. Tani që kujtohem, më mungojnë shumë gjëra nga Tirana jonë…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...