Katër shtetas të Kosovës u arrestuan per terrorizëm në Itali prillin e vitit të kaluar. Media, duke iu referuar burimeve ne prokurori, shkruan se ata planifikonin të realizonin një atentat terrorist gjatë festës së karnavaleve në Venezia, duke përdorur eksploziv, thika dhe armë zjarri.

Mediat italiane kanë publikuar disa ekstrakte të dala nga hetimet disa mujore mbi veprimtarinë e celulës terroriste që kishte si bazë një apartament në San Marko, Itali.

Disa muaj më parë u vunë në pranga Fisnik Bekaj, 24 vjec; Dake Haziraj, 25 vjec Arjan Babaj, 27 vjeç dhe nje 17 vjecar.

Nga hetimet rezulton se celula xhihadiste planifikonte një sulm të mirëorganizuar gjatë karnavaleve të Venezias. Nga përgjimet telefonike të realizuara në muajin mars dëgjohet komunikimi mes pjesëtarëve të celulës terroriste ku flitet për thika,

‘karnavale’, ‘maskim si këta’, ‘veprim me gjakftohtësi’, ‘paf paf karnavale’ dhe selfie të realizuara në Venezia që do t’u shërbenin për të realizuar strategjinë e tyre.