ënë Ismetja jeton prej 14 vitesh në Itali dhe tashmë për të ka një “dhuratë”. Ajo ka realizuar një ëndërr të vjetër, është bërë shtetase italiane.

Me shami të bardhë ajo ka pozuar përkrah nënkryetarit të komunës së Saluzzo-s i cili ka shkruar se “Italia ka nevojë për njerëz si Ismetja”

“Ajo është Ismetja, mosha nuk thuhet. Por vitet i kanë mjaftuar par të kujtuar që kur ishte e vogël në Shqipëri ka parë nazistët duke i vrarë të atin, pasi ai strehonte ushtarët italianë. Nga ai moment Ismetja kishte një ëndërr: të bëhej italiane.

Sot pata kënaqësinë të firmos aktin që e shpall atë italiane. Italia ka nevojë për njerëz si Ismetja”, ka shkrur italiani Andrea Momberto, nënkryetari i komunës Saluzzo.