Reshjet e permbytjet e ketij viti shemben urat e reja e te vjetra. Sefundmi dy ura qindra vjeçare, Monumente të Kulturës. Urat e kategorisë së Parë, e Orgockës ne Kolonjë dhe ajo e Hoshtevës në Zagori u shembën plotësisht duke i hequr listës së pasurive dy vlera të parikuperueshme sipas ekspertëve.

Artan Lame eshte i pari nga radhet e qeverise qe ka ngritur zerin. Drejtori i ALUIZNI-it qe eshte edhe studiues, Artan Lame shkruan në facebook:

“Sot urat na bien vete, mjaft te mos kujdesesh per to, por ka qene nje kohe qe duhej t’u vije dinamitin qe te binin.

Sapo me mberriti Medalja e Divisionit 36 italian qe operoi ne keto anet tona gjate Luftes se Madhe, sic i thonin Luftes I Boterore deri sa filloi e dyta, qe doli edhe me e madhe.

Ne foton e pare, ura e Kurt pashes ne Berat, apo sic i thone sot Ura e Gorices. Ne korrik 1918, e hodhen ne ere Austriaket gjate terheqjes drejt veriut.

Italianeve, kur e moren Beratin duke avancuar nga jugu, duhet t’u kete bere aq pershtypje, sa e kane vendosur edhe ne medaljen perkujtimore te Divizionit, imazhin e saj te rrenuar (foto 2).

Harku i rrezuar u ndreq shpejt e shpejt, aq shpejt sa u rrezua serisht ne vitin 1938 (foto 3), per t’u ndrequr mire e bukur serisht, kesaj rradhe nga inxhiniere italiane dhe me parate e kredise SVEA. Dhe nuk ra me, sepse nuk e bene me tender”.