I vunë tritolin shtëpisë së lojtarit të Vllaznisë, arrestohen 8 persona në Shkodër

Të martën në mbrëmje, në qytetin e Shkodrës ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Në shtëpinë e futbollistit Fatjon Kiri është vendosur një sasi tritoli, nga shpërthimi i së cilës ka pasur vetëm dëme materiale.

Sipas Policisë së Shkodrës, atentatorët kanë pasur si qëllim t’i bëjnë presion futbollistit për borxhet e pashlyera.

Kiri është pjesë e Vllaznisë B këtë sezon, ndërkohë që është bërë i njohur edhe me skuadra si Ada, Tërbuni e Korabi.

Një ngjarje e rëndë, që ka trondotur banorët e Shkodrës dhe që në qendër ka një futbollist. Policia po vazhdon hetimet dhe deri tani ka arrestuar 8 persona.

Ja dhe njoftimi zyrtar i Polisisë së Shkodrës:

Më datë 13.02.2018, rreth orës 23:50, në lagjen “Salo Halili”, në qepenin e garazhit të banesës, në pronësi të shtetasit S.K. 29 vjeç, është vendosur lëndë plasëse dhe ka shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet e para dyshohet se shkak i kësaj ngjarje janë konfliktet që shtetasi F.K. ka me persona të ndryshëm për shkak të borxheve që u ka.

Policia ka shoqëruar 8 persona të cilët po pyeten në lidhje me ngjarjen. Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...