Një shpërthim me tritol ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 23:45 në lagjen Tophanë. Tritoli ishte vendosur në një garazh, i cili është në pronësi të shtetasit S.Kiri.

Fatmirësisht nga shpërthimi raportohen vetëm dëme material, pasi ngjitur me garazhin janë dy dyqane ndërsa sipër tyre ndodhet shtëpia e pronarit të garazhit.

Shkaku i kësaj ngjarje është ende i paqartë, ndërsa policia ka rënë në gjurmët e autorëve dhe në ndjekje e tyrë.

Sipas raportimeve paraprake dyshohet se kanë qenë disa persona.

Policia ka vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.02.2018, rreth orës 23:50, në lagjen “Salo Halili”, në qepenin e garazhit të banesës, në pronësi të shtetasit S.K. 62 vjeç, është vendosur lëndë plasëse dhe ka shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nga verifikimet e para dyshohet se shkak i kësaj ngjarje janë konfliktet që shtetasi F.K. ka me persona të ndryshëm për shkak të borxheve që u ka.

Policia ka shoqëruar 8 persona, të cilët po pyeten në lidhje me ngjarjen. Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes. Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LAJMET E FUNDIT NE STARPLUS-RV.COM