Rrëfimi për Zef Haxhinë dhe shtëpinë unike të Shqipërisë (Foto)

Në Gjuhadol të Shkodrës, në rrugicën e Gurazezëve, është një shtëpi e veçantë, 100 vjet e vjetër: shtëpia të cilën shkodrani Zef Haxhia (i lindur më 1890), e kishte ndërtuar për merak më 1917.

Zef Haxhia rridhte nga një familje e vjetër katolike e Shkodrës. Të parët e tij ishin tregtarë të zotët që kanë bërë tregti deri në Mekë, për çka thuhet se kanë marrë edhe mbiemrin Haxhia.

Zefi ishte diplomat, deputet dhe agjent tregtar me licenca ndërkombëtare. Për disa vite ka punuar në Konsullatën austriake në Shkodër e më vonë ishte edhe përfaqësues i Çekosllovakisë në Shqipëri.

Fëmijët e Zef Haxhisë (pamje nga oborri i shtëpisë familjare)

Në foton më sipër mund të shihni nëntë fëmijët e tij.

Kjo pamje që dëshmon jo veç bukurinë po edhe begatinë e dikurshme të qytetit të kulturës shqiptare, është bërë nga studioja e njohur e fotografisë, “Pici”, në vitin 1938. Më i madhi nga fëmijët ishte Koleci, e më i vogli Hermenegjildo.

Koleci kishte diplomuar për inxhinieri elektrike në Torino të Italisë, ndërsa ishte edhe pilot i Ushtrisë italiane. Pas kapitullimit të Italisë do të kapet rob nga gjermanët. Thuhet se gruaja e një gjenerali gjerman kishte rënë në dashuri në të, ndaj e kishte shpëtuar.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Koleci do të kthehet në vendin e tij, sepse kështu i kishte kërkuar babai kur e kishte nisur për studime: të kontribuojë në tokën e tij e për të mirën e popullit të tij. Por, Shqipëria nuk e shpërbleu atë dhe familjen e tij…

Shkodrani i madh para shtëpisë së tij

Zefi me fëmijët e tij jetonte në shtëpinë që mund ta shihni  në pamjet lartë e poshtë (foto të reja dhe të vjetra ekskluzive të siguruara nga arkivi i familjes), e që është projektuar nga austriakët. Shtëpia ka tetë dhoma.

Por, e veçanta është se dhomat janë projektuar si kub. Gjerësia dhe gjatësia e çdo dhome është 4.5 metra. Madje, edhe tavanet janë 4.5 metra të larta që e bënin të jetë – dikur dhe sot – shtëpia më e veçantë jo vetëm në Shkodër.

Shkodrani i madh para shtëpisë së tij

Zefi me fëmijët e tij jetonte në shtëpinë që mund ta shihni  në pamjet lartë e poshtë (foto të reja dhe të vjetra ekskluzive të siguruara nga arkivi i familjes), e që është projektuar nga austriakët.

Shtëpia ka tetë dhoma.

Por, e veçanta është se dhomat janë projektuar si kub. Gjerësia dhe gjatësia e çdo dhome është 4.5 metra. Madje, edhe tavanet janë 4.5 metra të larta që e bënin të jetë – dikur dhe sot – shtëpia më e veçantë jo vetëm në Shkodër.

Foto e vjetër e shtëpisë së familjes së njohur

Shtëpia ka oborr prapa. Anash ka edhe një shtëpi të vogël që ishte dedikuar për shërbëtorët e që tregon trajtimin human që u bëhej dikur rrogëtarëve në Shkodër. Brenda shtëpisë kishte orendi dhe gjësende të shtrenjta e luksoze.

Por, ato më nuk janë. Sepse, shtëpia uzurpohet më 1946 nga komunistët. Pasuria brenda konfiskohet. Familja Haxhia dëbohet nga aty, ndërsa Zefi (që do të vdesë më 1964), do të vuajë dënim të gjatë edhe për faktin se ishte deputet i Kuvendit të cilin nuk e pranonte regjimi i ri i Enver Hoxhës.

Nga të gjithë fëmijët e tij, sot janë gjallë Hermenegjildo dhe Davidi (i katërti nga e majta, në foton më lartë të vëllezërve dhe motrave Haxhia).

Pas shumë padrejtësive, shtëpia më në fund është kthyer në pronësi të trashëgimtarëve të Zef Haxhisë. /Telegrafi/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...