Aktori Robert Ndrenika, i ka kthyer përgjigje ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro me një letër të hapur.

Me titullin “Mirela paska bërë një gabim”, Ndrenika thotë se letra e Kumbaros i është dukur e sinqertë vetëm në fjalinë e parë, pasi pjesa tjetër sipas tij, kanë qenë kunja.

Një detaj interesant në letrën e Ndrenikës është fakti se në dallim nga letra e Kumbaros, letra e aktorit është shkruar me shkrim dore.

Ndrenika thotë se fjalët e tij vijnë nga profesioni pasi nuk është diplomat por aktor.

Në letrën e publikuar tek “Panorama” thuhet:

E dashur Mirela!

Lexova me vëmendje letrën tënde. Përveç fjalisë së parë që “je në një

mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta.

Përsa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta

vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci)

unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë.

Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë

komunitetit teatror dhe kur paraardhësit e tu në Ministrinë e Kulturës

deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira.

Përsa i përket ndërtimit të sallave te “Piramida” dhe “Turbina” e kishit

ju për detyrë të kishit bërë dhe të bënit transparencën.

“Transparencë” që edhe sot e kësaj dite ne po e kërkojmë. Vazhdimin

e bisedës do ta bëjmë në sallën e Teatrit Kombëtar.

Me respekt

Roberti”