Shkoder, Informacion Paraprak

Me datë 12.02.2018 rreth orës 23:15 në unazën perendimore, në lagjen “Salo Halili” Shkodër, ka ndodhur një aksident.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Volkswagen AA920HX me drejtues

mjeti shtetasin, A. M. 39 vjeç, banues në lagjen Salo Halili, i cili si rezultat i përplasjes ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, është përplasur me mjetin tip Benz AA514FU me drejtues shtetasin A. G. 41 vjeç.

Drejtuesi mjetit tip Benz u shoqërua në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.