Ermal Meta fiton Sanremon, tre shqiptarë në Eurovizion

Ermal Meta triumfon në Sanremo dhe bën krenarë të gjithë shqiptarët. “Non mi avete fatto niente” e kënduar nga shqiptari Meta dhe italiani Fabrizio Moro janë zgjedhur nga publiku si fitues të festivalit.

Trofeu u siguron tre këngëtarëve biletën për në Eurovizion dhe kjo përbën një tjetër arritje për shqiptarët. Në skenën e madhe europiane këtë edicion do të jenë tre shqiptarë Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa, por edhe Eleni Foureira, këngëtare që do të përfaqësojë Qipron. Emri i saj i vërtetë është Entela Fureraj, po nga Fieri si Ermal Meta. Ky i fundit dhe Moro rrëmbyen edhe një tjetër çmim, atë të këngës më të dëgjuar në TIM.

Annalisa me “Il mondo prima di te” është renditur në vend të tretë, ndërsa Lo stato sociale me “Una vita in vacanza” fituan çmimin e dytë.
Kantautori shqiptar vitin e kaluar u rendit në vendin e tretë dhe fitoi çmimin e kritikës Mia Martini.
Rruga deri tek triumfi…

Një emocion që është lëkundur në dy skaje të kundërta ka qenë eksperienca e këtij viti e këngëtarit shqiptar Ermal Meta në Sanremo.

Sapo kënga e Metës në bashkëpunim me Fabrizio Moron u bë publike, pati pëlqime të shumta, megjithatë “shkëlqimi” u zbeh pak pas akuzave për plagjiaturë.
Adhuruesit që u afeksionuam menjëherë me tekstin dhe tingujt e këngës që mbart mesazhe dhe dhimbje për një botë që kërkon ta arrijë paqen me luftë, s’i braktisën për asnjë moment këngëtarët.

Kënga po dëgjohej masivisht dhe pëlqimi për të shtohej bashkë me presionin e mundësisë së pezullimit nga festiali. Por dyshja Meta-Moro e kaluan këtë sfidë për të qenë më të fortë.
Vetëm pak orë para natës finale të Sanremos, “Non mi avete fatto niente” e Metës dhe Moros, sipas një klasifikimi provizor renditej e para…DHE ATA IA DOLËN!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...