Tre autorët e dyshuar për atentatit me tritol në Shkodër, kanë dalë sot para Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

Ndërsa E.C. , A.L. dhe S.T. dërgoheshin në gjykatë, rrugët e qytetit kanë qenë nën masa të rrepta sigurie.

Te dyshuarit kane mohuar akuzen, madje kane deklaruar se nuk kane qene kurre ne Shkoder.

Pavaresisht kesaj, gjykata caktoi arrest me burg per te tre te akuzuarit.

Atentatorët u arrestuar tre ditë më parë në kuadrin e një operacioni të gjërë policor në Shkodër dhe në Elbasan. Nga atentati me bombë ndaj Lulzim Kullës në 13 janar 2018 u plagosën 8 persona, përfshirë edhe vetë shënjestrën e sulmit.

SI NDODHI ATENTATI NE SHKODER

Më 13 janar 2018 rreth orës 10:45 në lagjen ‘Partizani’,  Shkodër, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse. Menjëhere kanë shkuar forca të shumta policie ku konstatuan se në një mjet tip motor dyshohet se ishte vendosur lendë eksplozive.

Si pasojë e shpërthimit u plagos L.Kulla, 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij;  D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, në gjendje të rënde dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Të tre këta shtetas u derguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar. Lendime me të lehta pësuan 5 shtetas të tjerë.