Prej 10 vitesh një nënë me tre fëmijët e saj jeton në një tunel të braktisur të ushtrisë. Në kushte të vështira jetese pa ujë e drita e për më tepër në shumicën e rasteve dhe pa bukë.

E si mund të jetojë njeriu në një tunel të braktisur shumë afër qendrës së një qyteti të madh siç është Shkodra dhe të mund të lihet aty për vite me rradhe.

Dilja filloi të jetojë me fëmijët e saj në këtë tunel rrëzë malit të Taraboshit, pasi shtëpia në fshat iu dogj.

Ajo rrëfen për Top Channel se burri i ka vdekur para dy vitesh ndërsa djali i vetëm rri gjithë ditën në mal me pak bagëti. Dy vajzat prej disa netësh janë marrë për mëshirë nga disa kushërinj të largët, por që shumë shpejt e ato do të rikthehen te tuneli.

Ajo e mban shpirtin e familjes së saj me sherebelë.

Dila Gega bën apel për ndihmë:

Bëj thirrje për ndihmë, pasi po vdes për bukë”.