Që ecuria e sivjetme e Vllaznisë është jo e mirë, këtë e dallojnë të gjithë.

Vendi i parafundit që ajo mban në renditje, padyshim që shqetëson shumë pjestarët e saj por edhe tifozët e shumtë të cilët e shohin skuadrën e tyre më të rrezikuar se kurrë për të rënë nga kategoria.

Në fakt, ky tashmë është një realitet dhe mjafton të krahasosh ecurinë e Vllaznisë së sivjetme me atë të vjetshme për të kuptuar se gjërat nuk janë në rregull.

Një sezon më parë, pas 18 javësh kampionat, pra në gjysëm të rrugës, kuqeblutë kishin grumbulluar 21 pikë.

Sot, në të njëjtën periudhë të ecurisë së kampionatit, pra pas 18 javësh, kjo skuadër ka grumbulluar vetëm 15 pikë.

Plot 6 pikë më pak. Një ecuri e tillë padyshim që duhen analizuar mirë, për të nxjerrë sa më shpejt përgjegjësitë dhe për të kthyer situatën në favorin e tyre.

© shkodrasport.com