I fortë shpirtnisht e fizikisht, intelektual i rrallë me dije të gjithanshme, Abati i Mirditës Preng Doçi do të shkruante këto vargje në ato ditë kur shqiptarët e kishin lirinë ma pranë se kurrë:

N’qafë ma zgjedhën kush e bán?
Kambëve prangat lidhë na i kanë,
Osmanllia edhe na shán,
Na pin gjakun, mishtë na e han.
Shqyptár trima, zgjedhën lshoni
Kputni prangat e luftoni!

Të lumtun që Shqipnia ka pas figura të tilla, kujtojmë sot përvjetorin e lindjes së tij.

Katedralja e Shën Shtjefnit – Shkodër Facebook